Sport

Pas Bayern-Villareal, në stadium shfaqet një tifoz i Koln; është i dehur dhe i… (video)

13 Prill 2022, 16:59 Nga DOSJA
Pas Bayern-Villareal, në stadium shfaqet një tifoz i Koln;

GJERMANI– Villarreal eleminoi Bayern Munich në çerekfinalen e Champions League. Një tronditje për bavarezët që ishin shumë favoritë në prag të takimit, por humbja 1-0 në Spanjë dhe barazimi barazimi 1-1 në Allianz bëri që kampionët e Gjermanisë të eleminoheshin. Siç ndodh shpesh në këtë situatë, klubit iu desh të përballej me ngacmimet e tifozëve kundërshtarë. Më kuriozët? Një tifoz i Koln pak orë pas ndeshjes i cili në njëfarë mënyre ia doli të bënte rrugën e tij dhe të hynte në Allianz Arena, për një nga pushtimet më kurioze.

Tifozi arriti, duke mbajtur veten në ekuilibër të pasigurt mbi traun ndarës, të mbërrinte nga tribuna në fushën tashmë të shkretë. Kërcimi në terrenin bavarez, megjithatë, nuk ishte i suksesshëm dhe ja që mbështetësi u ul keq, u rrotullua dhe më pas u ngrit me vështirësi. Ecja e tij tradhëtoi në radhë të parë mungesën e qartësisë së tifozit, tërsisht i dehur, e më pas edhe pasojat e rënies me dhimbje të forta në kyçin e këmbës.

Duke çaluar, ai u ul ne gjunjë nën tribunën e tifozëve të Bayernit duke simuluar një ngazëllim me simbolin e fitores të bërë me të dyja duart. Menjëherë pas kësaj, ai doli duke çaluar nga stadiumi e kënduar me zë të lartë emrin e një prej idhujve të tij – yllit të FC Koln, Anthony Modeste. Pamjet e ngjarjes nuk u kanë shpëtuar as kuratoreve të profilit social të klubit gjerman, të cilët kanë postuar një kolazh me ngazëllimin e tifozit dhe atë të Modestes.

 

We thought we’d seen that celebration before ?

For the sake of his head and his ankle, we hope he doesn’t have work this morning…

(Please don’t pitch invade ?) #effzeh https://t.co/3I9nLR02uW pic.twitter.com/vrmTuUbWZi

— 1. FC Cologne (@fckoeln_en) April 13, 2022

Të gjitha të shoqëruara me këto fjalë të bukura: “Menduam se e kishim parë atë festë. Për hir të kokës dhe kyçit të këmbës, le të shpresojmë që ai të mos ketë nevojë të punojë këtë mëngjes” Gjithçka pa harruar të nis apelin për të mos pushtuar fushën: “Ju lutem, mos e pushtoni fushën!”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich koln villareal bayern munich koln villareal

Sondazh

Poll