Politike

I ati ‘non grata’ nga SHBA, Qefalia: Rakipi deputet vizionar, rrezaton dije dhe vizion

13 Prill 2022, 20:39 Nga DOSJA
I ati ‘non grata’ nga SHBA, Qefalia: Rakipi deputet vizionar,

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka komentuar shpalljen “non grata” të Aqif Rakipit, babait të të zgjedhurit socialist në Vorë, Orlando Rakipi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. I ftuar në “Fax”, Qefalia tha se futja në listën e zezë të Rakipit nuk ndikon aspak në veprimtarinë politike të djalit të tij, të cilin e cilësoi një deputet me vizion dhe që ka marrë votëbesimin e qytetarëve. 

Ndërsa më tej shtoi se emri i djalit të tij nuk përmendet në vendimin e DASH, e po ashtu kërkon edhe prova për shkeljet.

“Nuk mund të preket rrethi familjar në raste të tilla, Rakipi merr përgjegjësitë e tij si qytetar i lirë, ndërsa pritet të dalin faktet. Ai nuk ka qenë deputet i PS-së, tashmë është i lirë dhe merr përgjegjësinë vetë. Djali i tij është pyetur nga gazetarët, po ta lexosh me vëmendje deklaratën e DASH aty nuk përmenden anëtarët e familjes, djali i tij ka marrë shumë vota dhe ai rrezaton një djalë me dije e vision. Nëse ecim me idenë që edhe rrethi familjar të akuzohet për gjëra të tilla nuk është normale, Rakipi është qytetar i lirë nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me politikën. Nuk mund të ecim me nëse, për aq kohë sa Orlando ka marrë vota në numër të konsiderueshëm. Nuk flasim dot pa fakte,”-tha Qefalia.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike orlando rakipi xhemal qefalia orlando rakipi xhemal qefalia

Sondazh

Poll