Politike

Berisha: Po bëjmë ndryshime rrënjësore në PD. Kur nisi procesi, kishte kërcënime, s’i dini

13 Prill 2022, 19:20 Nga DOSJA
Berisha: Po bëjmë ndryshime rrënjësore në PD. Kur nisi

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar duke dhënë detaje për procesin e nisur atë të Reformimit të Partisë Demokratike dhe Komisionit të Rithemelimit. I ftuar në “ABC News”, Berisha tha se do të ketë ndryshime të thella statutore. Po ashtu, ai ka bërë me dije detaje, duke u shprehur se për të gjithë mbështetësit e “Foltores”, Berisha tha se kishte kërcënime që nuk janë bërë publike. 

PJESË NGA BISEDA:

Keni krijuar Komisonin e Rithemelimit, pse e mbani kaq sekret?

Berisha: Është kreu kolektiv i PD, të tjerë flasin çdo natë. Dalin kudo në studio. Çfarë është thelbi i reformimit- nga kryetarokraci në demokraci. Synohet që vendimet t’i kalojnë anëtarësisë dhe votës së lirë. Do ketë ndryshime të thella statutore, të cilat instalojnë jo vetëm zgjedhjet një anëtar-një votë, por për të gjithë që do të zgjidhen në të ardhmen. Në bisedime me miqtë e mi amerikanë do të vijë një kompani vetëm për Primaret. Do e përsosim, do marrim modelin amerikan për ta instaliuar. Në mënyrën më absurde, forumet kaluan çdo propocion. Po zgjidhen delegatët e Kuvendit.

Si do e bëni bashkimin, kur shumica e anëtarëve thonë që s’duhet të jeni fare?

Berisha: Janë tek-tuk. Nuk kanë sens, Gjithçka po ndodh në përmbysje. Në 24 vite PD të drejtuar nga unë apo bashkëpunëtorë të mi, nuk gjen një rast të shkarkuar pa procedurë vote. Vetëm këtë muaj janë bërë përjashtime nga kryetari. Këta janë mësuar me këtë model stalimist. Të gjitha teoritë që dalin i frymëzon Rama dhe Soros. Është fushatë e sponsorizuar nga ta, e shohin që finalja po vjen dhe Berisha nëse e votojnë do të jetë në krye të PD. Kur ka nisur kjo gjë, ka pasur kërcenimë masive, disa i dini e disa jo. Ka pasur privacione që të mos mbështesnin Foltoren.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll