Politike

“Nuk jetoj dot pa të”/ Kryemadhi për Metën: Më bën shumë herë të bie në dashuri

13 Prill 2022, 20:04 Nga DOSJA
“Nuk jetoj dot pa të”/ Kryemadhi për Metën: Më

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për jetën e saj të hershme dhe njohjen me Presidentin Ilir Meta. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra’, Kryemadhi tha se jeta familjare nuk është shumë ndryshe nga politika. Ajo gjithashtu ka thënë se me gjestet e tij Meta e bën atë shumë herë të bjerë në dashuri.

“Ata i përjetojnë ankthet e emocionet tona por nuk i shprehin. E vogla qan në telefon dy orë ndërsa djali reagon me vështrime. Jam impulsive dhe posesive si në politikë edhe në prindërim. Ditëlindjen nuk e festova, foton ma bëri Ilir Meta. Dashuria jonë, Iliri ka qenë njeriu që kam patur inat shumë se është maskilist, urrejtja kthehet në dashuri, nuk e kam kuptuar asnjëherë se si rashë në dashuri, ishim në korridorin e PS, në janar të 94 i kam dhënë puthjen e parë. Kam qenë 20-vjeç, Nofkat kanë qenë të çuditshme, noshi zemër. Nëse bëj diçka të mirë, nëse nuk më thotë Ilir Meta e ke bërë mirë kam dështuar. Nuk jetoj dot pa të. Më bën shumë herë të bie në dashuri,” tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll