Politike

Berisha bën DEKLARATËN: Kam pasur mbi 15 oferta nga SHBA, i kam refuzuar

13 Prill 2022, 19:27 Nga DOSJA
Berisha bën DEKLARATËN: Kam pasur mbi 15 oferta nga SHBA, i kam

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje sesi do ta heqë “njollën në biografi” që ka me SHBA-të që e kanë shpallur “non grata”. I ftuar në emisionin ”Bardh a Zi”, Berisha tha se ai ka patur 15 oferta, por të cilat i ka refuzuar, pasi vendimi i SHBA-ve nuk ka asnjë provë.

E gjithashtu ka dhënë edhe detaje lidhur me procesin gjyqësor kundër sekretarit të DASH, Antony Blinken në Francë.

“Enkelejdi për t’i bërë dhuratën e fundit Edi Ramës tha se në zgjedhje të futemi siç jemi. Si do e heq veten nga ‘black list’? Kam pasur 15 oferta deri më tani. Nëse dikush afrohet për të zgjidhur problemin ligjërisht, ai duhet që të regjistrohet si lobist. Kam pasur mbi 15 oferta dhe i kam refuzuar me bindjen absoute se është vendim pa prova. Unë nuk mund të negocioj për një vendim të tillë. Nuk ka negociatë. Nuk kam shkuar në gjyq për të atakuar vendimin, se kishte një klauzolë, por kam shkuar për shpifje dhe do i mbahem kësaj teze. Mund të merrja një kompani PR, por deri më tani kam arritur jo shumë por jo pak. Ka mbi 40 artikull por edhe një libër që është bërë “bestseller” në Amazon,”-tha Berisha.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha non grata sali berisha sali berisha non grata

Sondazh

Poll