Politike

E ‘ngacmojnë’ për gjendjen fizike, Berisha: Shihe orën, kam 8 mijë hapa, i bëj pa dhimbje

13 Prill 2022, 19:32 Nga DOSJA
E ‘ngacmojnë’ për gjendjen fizike, Berisha: Shihe

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është në formën e tij më të mirë. I ftuar në emisonin “Bardh’eZi”, Berisha u ngacmua për moshën e tij në politikë dhe gjendjen e tij shëndetësore. Ndaj ai e ka zgjedhur shumë thjeshtë, duke kërkuar që moderatori Erion Kristo t’i shohë “smart-watch”, ku shkruhet se kishte bërë jo më pak se 8 mijë hapa në ditë. 

“Rikthimi nuk është dëshirë, është më shumë. Po e jap me shembuj, 100 politikanë që të duan të rikthehen dhe të dështojnë. E provojë Papandreu para 2 muajsh, edhe filluan artikujt, shkoi e mori 2.5%. Tani unë mora 31%. Pa logo! Edhe mbështetja e LSI, por ishte shumë e kushtueshme. Mosha në politikë? Sot jam drejt 78 vjetëve, nëse më pyet sesi ndjehem nga brenda, ju garantoj që sot ndjehem më mirë se kur jam larguar nga pushteti. Jam i apasionuar pas ecjes, bëj pa frikë 10 mijë hapa. Në 2013, kur bëja aq ecje duhet që të bëja streching 10 minuta për të qetësuar dhimbjen e muskujve. Sot nuk ekziston. Sa hapa kam tek kjo orë, kam 8 mijë hapa,”-tha Berisha ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll