Politike

‘Ramës i ka hyrë lepuri në bark’/ Berisha: Unë dënoja, shiko Gërdecin. Dua koalicion me LSI

13 Prill 2022, 19:44 Nga DOSJA
‘Ramës i ka hyrë lepuri në bark’/ Berisha: Unë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, i rikthyer për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike shprehet i bindur se do ta mundë Edi Ramën, duke u shprehur se ka “sekretin”. I ftuar në “Bardh a Zi”, ish-kryeministri tha se ai është eksperti i vetëm i mposhtjes së Edi Ramës. Ai gjithashtu pranoi se edhe në qeverisjen e tij ka pasur skandale, ish-kryeministri shprehet se është mbajtur qëndrim dhe për Gërdecin janë arrestuar 21 persona.

PJESË NGA BISEDA:

Berisha: Fakti që më kushton aq shumë kohë është që Ramës i ka hyrë lepuri në bark nga Sali Berisha.

Si do e heqim nga mendja e njerëzve që ka marrëveshje mes jush?

Berisha: Kujtojmë vjet se i thoshte Lulit, ti je çun i mirë, tani e kanë kapur tmerret që nuk i ka ndjerë më parë. Rama ka kalbësinë e regjimit, përveç favoreve.

Si do e mposhtësh?

Berisha: Ai është qeveri e bazuar në skandale. Lexo deklaratën e DASH. Në çdo faqe, mund të quhet faqe e zezë. Nuk them që unë s’kam patur skandale. Kam mbajtur qëndrim për Gërdecin janë dënuar 21 persona. Ajo drejtësi e pareformuar që thoni ju ka prangsur aq persona, e me nga 20 vite burg.

Edhe Ulsiu po dënon njerëz…

Berisha: Janë dënime me kapak. Kapet Bllako për t’u mbrojtur Don Agaçi. Rama mban përgjegjësi shumë se Felaj i thotë që nuk ka kushte që kjo kompani të marrë këtë kontratë. Isha në Kuvend, burri i ministres së Jashtme mori prona në bregdet. Është shkelje kushtetuese, rrezikon mandatin ajo. E ndan me Ramën. Më gjeni një mua, s’ka ndodhur kurrë kjo.

Unë kam qenë dhe jam për koalicion me LSI. Kemi qeverisur pa u penguar ideologjikisht.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll