Politike

Kryemadhi: Në rininë time kam punuar duke qepur këpucë

13 Prill 2022, 19:59 Nga DOSJA
Kryemadhi: Në rininë time kam punuar duke qepur këpucë

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se periudhën e gjimnazit ajo ka punuar duke qepur këpucë. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Kryemadhi ka folur për fëmijët e saj dhe për të ardhmen e tyre.

“Fëmijët të kthehen në momentet që janë momente të vështira dhe të ;kryqëzojnë’ duke na thënë se për fajin tuaj ndodhi kjo. Unë i them nuk keni faj, faj kam unë që vij e ju puth në darkë se ka edhe nga ato që punojnë edhe natën dhe mezi arrijnë të hajnë bukë. Në gjimnaz kam qepur këpucë, në 92 dhe të fitoje ishte diçka shumë e madhe dhe kur jua thua fëmijëve të thonë është kohë tjetër ajo. Fëmijët punojnë dhe është diçka e mirë se e para vlerësojnë lekun dhe harxhimet. Mund të kenë qejf të tre të ndjekin hapat në politike. Era do të bëhet avokate ndërsa djali studion për shkenca politike por më studiuese është e madhja Bora, e ndjek politikën shumë,” tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll