Politike

“Peshku qelbet nga koka”/ Kryemadhi për raportin e DASH: Skaner i krizës në vend!

13 Prill 2022, 19:01 Nga DOSJA
“Peshku qelbet nga koka”/ Kryemadhi për raportin e DASH: Skaner

Postimi i Plotë:

Peshku qelbet nga koka”, do të ishte përkufizimi troç e shqip i raportit të DASH për Shqipërinë. E kam lexuar me shumë shqetësim çdo gjetje, që nga zgjedhjet me probleme, korrupsioni në çdo qelizë të qeverisjes, mungesa e pavarësisë së gjyqësorit edhe pas reformës në drejtësi, e deri tek kufizimi i lirive e të drejtave themelore. Përtej çdo justifikimi, raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtëpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve. E kuptueshme që qeveria e fasadave nuk i pëlqen raportet faktike por deklaratat propagandistike, ndaj i ftoj të lexojnë edhe deklaratën e sotme që zyrtari i INL ka bërë në Tiranë për aferën e inceneratorëve dhe pastrimin e parave të pista në ekonominë e Rilindjes.

Sot, Rama sulmoi publikisht DASH! Në rrjetin e tij social Twitter, Rama shkruan me ironi se raporti i DASHështë i njëjti si një vit më parë, pra sipas tij është “Copy-Paste”. Në të njëjtin postim, kreu i qeverisë shkran se në të njëjtin raport, për vitin që lamë pas, nuk reflektohen as arritjes që sipas tij ka qenë vetë DASH që i ka evidentuar. Duke lëshuar kështu që një sulm të ashpër ndaj një prej institucioneve më të larta të SHBA.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi raporti i dash edi rama monika kryemadhi raporti i dash

Sondazh

Poll