Sport

Ausilio udhëton në Madrid, te Inter pritet të sakrifikohet ylli i skuadrës

13 Prill 2022, 11:16 Nga DOSJA
Ausilio udhëton në Madrid, te Inter pritet të sakrifikohet ylli i

SPANJË– “Inter është në një mision në Madrid, jo për të sjellur në skuadër lojtarë, por për të shitur”. Kjo është ajo që raportohet nga  Corriere dello Sport. Atletico Madrid prej kohësh është interesuar për Lautaro Martinez. Sulmuesi mund të jetë lojtari që do të sakrifikohet në merkaton e verës.

Në muajin tetor, lojtari rinovoi me Interin deri më 30 qershor 2026: në kontratën e re nuk është më klauzola e shkëputjes prej 111 milionë eurosh dhe çmimi I kartonit të lojtarit tani është rreth 70-80 milionë. Cholo Simeone e dëshiron fort lojtarin.

Ausilio, drejtori sportiv i Interit ishte dëshmitar i ndeshjes spektakolare të Champions League në Bernabeu ndërmjet Realit dhe Chelseat dhe do të jetë ditën e sotme në Ëanda Metropolitano për ndeshjen tjetër të kthimit të çerekfinaleve ndërmjet Atletico Madridit dhe Cityt. Por, udhëtimi Ausilios në Madrid ka një objektiv tjetër, atë të kërkimit të blerësve të mundshëm për Lautaro Martinez.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid ausilio inter lautaro martinez atletico madrid ausilio inter lautaro martinez

Sondazh

Poll