Sport

Con.League/ Siguri e lartë për finalen e Tiranës, UEFA trajnim me forcat e rendit

13 Prill 2022, 11:09 Nga DOSJA
Con.League/ Siguri e lartë për finalen e Tiranës, UEFA trajnim me

TIRANË– Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n vijon përgatitjet për organizimin e finales së madhe të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë. Në kuadër të pritjes së këtij eventi madhor po organizohen edhe disa trajnime, që kanë në fokusin sigurinë në stadiume dhe përgatitjes së autoriteteve ligjzbatuese për aktivitete të këtyre përmasave.

Ky trajnim, që këtë herë është i fokusuar vetëm për policinë, është në vijim edhe të dy trajnimeve të tjera të zhvilluara në muajt shkurt dhe mars në të cilat ekspertet e UEFA-s, zhvilluan trajnime të përbashkëta për sigurinë dhe shërbimin me pjesëmarrës nga disa institucione që kanë detyrime në këtë drejtim, duke ndarë me përfaqësuesit që morën pjesë eksperienca të rëndësishme të ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur në stadiume në vende të ndryshme apo edhe në vendin tonë.

Trajnimi i fokusuar te policia pason ato të javëve të shkuara  në të cilat ekspertet e UEFA-s, zhvilluan trajnime të përbashkëta për sigurinë dhe shërbimin me pjesëmarrës nga disa institucione që kanë detyrime në këtë drejtim.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conference league fshf conference league fshf

Sondazh

Poll