Sport

Liverpool-Benfica në orën 21:00, formacionet e mundshme…

13 Prill 2022, 10:52 Nga DOSJA
Liverpool-Benfica në orën 21:00, formacionet e mundshme…

ANGLI – Përqendrimi maksimal për Liverpoolin, i cili me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë në Lisbonë, duhet të shmangë çdo gafë sonte kundër Benficas, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League.

Skuadra e Jürgen Klopp janë një hap larg gjysmëfinales ndaj Villarrealit, por portugezi i Nelson Verissimo do ta shesë shtrenjtë skuadrën e tij para se të dorëzohet.

“Liverpool konfirmoi të shtunën se, si City, ata janë skuadra më e mirë në botë. Por ne, edhe nëse jemi të dobët, duam të luajmë shanset tona”,– janë fjalët e trajnerit të Benfikës në prag të ndeshjes në ‘Anfield’.

Janë 11 precedentë në kupat e Europës mes dy skuadrave, pa asnjë barazim: 7 fitore për të ‘Reds’ dhe 4 për ‘Shqiponjat”. Me pak fjalë, ka gjithçka për të pritur një shfaqje të mirë.

Liverpool-Benfica, formacionet e mundshme

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; Keita, Fabinho, Jones; Salah, Firmino, Luis Diaz. Në dispozicion: Adrian, Thiago Alcantara, Milner, Mané, Gomez, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Minamino, Diogo Jota, Tsimikas, Origi, Matip. Trajner: Klopp.

Benfica (4-4-2): Vlachodimos; Gilberto, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo; Goncalves, Taarabt, Weigl, Everton; Gonçalo Ramos, D. Nunez. Në dispozicion: Leite, Svilar, Morato, Lazaro, André Almeida, Meité, Paulo Bernardo, João Mario, Radonjic, Gil Dias, Yaremchuk, Seferovic. Trajner: Verissimo.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “anfield” kundër liverpoolit “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp fanellën e benficas “anfield” kundër liverpoolit “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp fanellën e benficas

Sondazh

Poll