Sport

Gjuri nuk i mban më, tjetër ndalesë për Ibra-n; humbet sfidën me Interin (RIKTHIMI)

12 Prill 2022, 14:43 Nga DOSJA
Gjuri nuk i mban më, tjetër ndalesë për Ibra-n; humbet

ITALI- Sërish probleme fizike për Zlatan Ibrahimovic.Pasi humbi ndeshjen ndaj Torinos, sulmuesi suedez detyrohet të pushojë edhe për 10 ditë të tjera për shkak të mbingarkesës në gju. Një humbje për Milanin, pasi nuk do të mund të llogarisë në kontributin e tij për dy ndeshjet e radhës në Serie A kundër Genoas dhe Lazios dhe për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Interit.

Nëse nuk ka probleme të tjera, rikthimi i tij është planifikuar për ndeshjen kundër Fiorentinës. Fatkeqësisht për tifozët e Milanit, dëmtimet që kanë prekur Ibrën këtë sezon nuk janë më lajm, por një zakon i trishtuar. Suedezi përfundon në infermieri dhe Pioli do të duhet të heqë dorë në tre ndeshjet e ardhshme delikate, ku kuqezinjtë do të luajnë një pjesë të titullit kampion dhe finalen e Kupës së Italisë.

Një lajm i mirë vjen nga infermieria kuqezi. Ante Rebic dhe Samu Castillejo e zhvilluan të gjithë seancën në grup. Punë e personalizuar në palestër për Alessio Romagnolin, ndërsa Ismael Bennacer ishte në stërvitje në mënyrë individuale.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll