Sport

Conte mbetet ‘çekiçi’ i zakonshëm, zbulohet si rilindi Kulusevskin; përgatiti dietën e…

12 Prill 2022, 13:49 Nga DOSJA
Conte mbetet ‘çekiçi’ i zakonshëm, zbulohet si

ANGLI- Rilindja e Dejan Kulusevskit me fanellën e Tottenhamit është evidente. Që kur suedezi shkeli në Premier League, ai ka shënuar tri gola dhe gjashtë asistime në 11 paraqitje.Një trend ndryshe nga versioni i tij te Juventus me 2 gola (midis Serie A dhe Champions) dhe tre asistime në 27 paraqitje të përgjithshme, shumica prej tyre si zëvendësues.

Me Conten, Kulusevski është një lojtar formacioni dhe i zhytur në lojë dhe në mentalitetin e Antonio Contes, i cili së fundmi deklaroi se e kishte “dëshiruar” në kohën kur drejtonte Interin. Sipas Daily Express, ka një sekret, një pikënisje për këtë rilindje. E njëjta gjë që iu impnua Romelu Lukakut te Inter: dieta strikte.

Conte është në fakt tani i famshëm, si në Itali ashtu edhe në Angli për imponimin e regjimeve të rrepta dietike. Kulusevski po ndjek të njëjtën dietë si sulmuesi belg, trajneri i ka ndaluar ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer. Një “imponim” që me sa duket i bën mirë suedezit, i cili për nga reaktiviteti dhe goditjet teknike në fakt duket se është një lojtar ndryshe nga ai i parë në një vit e gjysmë me Juventusin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conte lukaku tottenham conte lukaku tottenham

Sondazh

Poll