Sport

‘Pas asaj drame doja të braktisja futbollin’, ylli i Man.City-t bën rrëfimin drithërues!

12 Prill 2022, 14:17 Nga DOSJA
‘Pas asaj drame doja të braktisja futbollin’, ylli i Man.City-t

ANGLI- “Do të doja të mund të flisja me nënën time sepse diçka mungon. Edhe kur arrij një moment historik të rëndësishëm, ekziston gjithmonë ajo ndjenjë. Është sikur kam gjithmonë një boshllëk në zemrën time sepse ajo nuk është fizikisht aty.” Joao Cancelo ka dhënë një intervistë prekëse për revistën zyrtare të Champions League. Futbollisti portugez, sot te Manchester City, foli për jetën e tij private dhe humbjen e nënës së tij, Filomena Cancelo, e cila ndodhi në vitin 2013 – kur Joao ishte 18 vjeç – për shkak të një aksidenti automobilistik.

“Kur u shërova, nuk doja më të mësoja për futbollin, të cilin e kisha mësuar ta dashuroja falë nënës sime. Doja të ndaloja. Pastaj fola me babain tim: ai më tha se ai dhe vëllai im kishin shumë nevojë për mua. Gjithashtu filluan të më kërkonin shumë nga Benfica. Kështu u ktheva në fushë dhe ditë pas dite munda të rikuperoja një gjendje traumatike psikologjike”. Cancelo vazhdon: “Sa herë që kthehem në Portugali, shkoj në varreza për të vizituar nënën time dhe kaloj shumë kohë atje. Para saj rikuperoj qetësinë, ajo më ndihmon të ec përpara.

Një herë mendova se nuk kishte dashuri më të madhe se ajo për prindërit e mi. Më pas lindi vajza ime dhe ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Nuk kanë rëndësi paratë, nuk ka rëndësi se çfarë je apo bën, por kur kthehesh në shtëpi dhe vajza të përqafon, çdo ndjenjë e keqe largohet dhe aty mbetet vetëm dashuria”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli cancelo manchester city angli cancelo manchester city

Sondazh

Poll