Sport

Pagliuca gati të blejë Chelsean, “Dea” bergamaske del në udhëkryq…

12 Prill 2022, 13:37 Nga DOSJA

ITALI – Bashkëpronari i Boston Celtics la të kuptohet të martën se ishte gati të largohej nga “Dea” bergamaske për të blerë Chelsean. 

“Më vonë, deri të enjten, ne do të bëjmë një ofertë të rëndësishme dhe të besueshme. Një ofertë, e cila shpresojmë se do të respektojë kushtet dhe rregullat e vendosura nga Premier League, qeveria britanike dhe UEFA ”,– tha në një deklaratë për shtyp, njeriu, që kishte arritur një marrëveshje shkurtin e kaluar për të blerë 55% të aksioneve të Atalantës, në pronësi të familjes Percassi.

Problemi? Sipas rregullave të UEFA-s, dy klube që marrin pjesë në të njëjtin kompeticion nuk mund të kontrollohen nga i njëjti ent. Chelsea e artë dhe klubi italian kanë marrë pjesë të dy në Champions League këtë sezon.

“Ne jemi të përkushtuar të nderojmë angazhimin tonë ndaj besueshmërisë dhe administrimit të mirë të klubit të Chelsea që nga dita e parë,”– betohet Pagliuca. Edhe nëse do të thotë të heqësh dorë nga Atalanta? Kjo duhet pritur për t’u parë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalantës i nevojitet chelsea do të përballet drejtorit të përgjithshëm të atalantës gian piero gasperini të atalantës atalantës i nevojitet chelsea do të përballet drejtorit të përgjithshëm të atalantës gian piero gasperini të atalantës

Sondazh

Poll