Sport

Guardiola: “Ne po shkojmë në Madrid për të fituar, kjo është ajo që duhet të bëjmë”

12 Prill 2022, 14:40 Nga DOSJA

ANGLI – Ai kishte qenë mënjanë për gjashtë javë. Rúben Dias, i cili u stërvit të hënën, do të udhëtojë nga Manchester City në Madrid për t’u përballur me Atléticon në çerekfinalet e Champions League (fitore 1-0 në ndeshjen e parë ).

“Ai është me ne në udhëtim, pjesa tjetër e grupit është mirë”,- bëri të ditur Pep Guardiola në një konferencë për shtyp, ndërsa saktësoi se qendërmbrojtësi portugez nuk do të startojë si titullar. “Është e parakohshme, ai bëri një seancë stërvitore pas gjashtë javësh mungesë. Por fakti që ai është rikthyer për ndeshjen që kemi është një lajm i mirë”.

‘Cityzens’ do të kenë shumë për të bërë në “Wanda Metropolitano”, pasi fituan vetëm 1-0 në ndeshjen e parë ndaj ‘colchoneros’. “Ne mund të jemi më mirë, – tha trajneri katalanas. – Atje do të jetë pak më ndryshe se sa ishte në Mançester. Do të ketë raste kur duhet të jemi gati për t’u mbrojtur. Tifozët e tyre janë kaq “të fortë”. Ne e dimë se me Atléticon në ndeshjet me eliminim direkt është shumë, shumë e vështirë për t’u luajtur”.

Pep Guardiola ka vetëm një mesazh për lojtarët e tij: “Mos bëni asgjë ndryshe, qoftë edhe për një sekondë, nga ajo që kemi bërë gjithmonë. Kushtojini vëmendje, kontrolloni tranzicionet e tyre, të cilat janë vërtet të mira. Të gjitha gjërat që kemi përgatitur, duhet t’i bëjmë sa më mire”. Dhe katalanasi përfundon: “Ne po shkojmë në Madrid për të fituar, kjo është ajo që duhet të bëjmë”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport stadiumi i wanda metropolitano trajneri i manchester cityt trajneri pep guardiola stadiumi i wanda metropolitano trajneri i manchester cityt trajneri pep guardiola

Sondazh

Poll