Sport

Jürgen Klopp: “Të jesh në gjysmëfinale? Do të thotë shumë për ne”

12 Prill 2022, 13:52 Nga DOSJA
Jürgen Klopp: “Të jesh në gjysmëfinale? Do të

ANGLI – Ndeshja kundër Manchester Cityt të dielën (2-2) nuk do të ketë lënë asnjë gjurmë në radhët e Liverpoolit për ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League kundër Benfica të mërkurën (21:00, fitore 1-3 në ndeshjen e parë). Jürgen Klopp nuk ka dëmtime në mesin e lojtarëve të tij.

Është nënvlerësim të thuhet, se ky takim ndaj Benficas nuk do të thotë shumë për Liverpool. “Kjo lojë është super, super, super e rëndësishme për ne. Ne luftuam kaq shumë sezonin e kaluar për t’u kualifikuar në Champions League dhe tani kemi mundësinë të jemi në gjysmëfinale, gjë që është e pabesueshme dhe kjo do të thotë shumë për ne. Ata nuk do të luajnë vetëm kundër nesh, por do të luajnë kundër të gjithë stadiumit. Ne duam të jemi ekipi që askush nuk dëshiron të luajë”.

Për këtë, do të jetë e nevojshme që të ketë sukses në kontrollin e Darwin Nunez, sulmuesit në formë të Benficas, golashënues në ndeshjen e parë. “Një djalë shumë i pashëm… dhe një lojtar i denjë,- tha gjermani me shaka. – Jo, vërtet shumë mirë. E dija më parë, por kundër Konate, ai tregoi cilësitë e tij: është i fortë, i shpejtë. Dhe i qetë kur duhet të përfundojë”.

Ndërsa pret mbrëmjen e së mërkurës, Jürgen Klopp kishte ende një lajm të keq për Benfikën: “Ne do të jemi në “Anfield”. Ata nuk do të luajnë vetëm kundër nesh, por do të luajnë kundër të gjithë stadiumit. Ne duam të jemi ekipi ku askush nuk dëshiron të luajë. Dhe shpresojmë që do të jemi nesër (e mërkurë) mbrëma”.

Trajneri i “Reds” përfitoi gjithashtu nga prania e shtypit për të kritikuar zgjedhjen e Premier League për të planifikuar udhëtimin në Newcastle, të shtunën më 30 prill, në orën 13:30. “Pas Benfikës, ne do të shkojmë në Wembley për t’u përballur me Manchester Cityn. Pastaj kemi United (19 prill), pastaj Everton (24 prill) dhe nëse kualifikohemi në gjysmëfinalen C1, do të luajmë më 27 prill. Më gjeni një Ligë tjetër në botë që vendos një ekip të kualifikuar në gjysmëfinalen e Champions League, të luajë në orën 13:30 të së shtunës”. 

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league kundër liverpoolit gjermani jurgen klopp “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league kundër liverpoolit gjermani jurgen klopp

Sondazh

Poll