Sport

Transferime të dyshimta: kërkohet një vit pezullim për Andrea Agnelli

12 Prill 2022, 13:14 Nga DOSJA

ITALI – Një vit pezullim u kërkua të martën kundër presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli dhe njëmbëdhjetë muaj ndaj presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, i thirrur para drejtësisë sportive italiane për mashtrim kontabël të dyshuar gjatë transferimeve të lojtarëve.

Njëmbëdhjetë klube, përfshirë pesë nga Seria A, janë paraqitur para organeve disiplinore që nga mëngjesi i së martës, të akuzuar se “kanë llogaritur fitimet kapitale me të drejtat e transferimit për vlera më të larta, se ato të autorizuara”, sipas Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).

Klubet në fjalë rrezikojnë kryesisht një gjobë. Përveç Juventusit dhe Napolit, tre klubet e tjera kryesore të akuzuara janë Sampdoria Genoa, Genoa dhe Empoli. Kjo “provë” sportive ka të bëjë edhe me dy klube nga Seria B (Parma dhe Pisa), dy nga Lega Pro (divizioni i 3-të, Pescara dhe Pro Vercelli) dhe dy që nuk ekzistojnë më, Novara dhe Chievo Verona.

Në hapjen e kësaj procedure me dyer të mbyllura, prokurori kërkoi pezullime për një duzinë të drejtuesve të Juventusit. Në veçanti, ai kërkoi një vit pezullim ndaj presidentit bardhezi Andrea Agnelli, 16 muaj e 10 ditë ndaj ish-drejtorit sportiv Fabio Paratici, tani te Tottenham, apo edhe 8 muaj për nënpresidentin Pavel Nedved, sipas një deklarate të FIGC.

Për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, prokurori federal kërkoi 11 muaj e 5 ditë pezullim. Klubi napolitan, ndaj të cilit kërkohet edhe një gjobë prej 392.000 euro, po ndiqet penalisht në lidhje me transferimin e nigerianit Victor Osimhen nga Lille në vitin 2020, sipas mediave.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventusi është në duart e agnellit presidenti andrea agnelli presidenti aurelio de laurentiis juventusi është në duart e agnellit presidenti andrea agnelli presidenti aurelio de laurentiis

Sondazh

Poll