Sport

Një përshendetje e gabuar i shkatërroi karrierën, piloti rus në lot;Nuk ishte gjest nazisti

12 Prill 2022, 14:31 Nga DOSJA
Një përshendetje e gabuar i shkatërroi karrierën, piloti rus

PORTUGALI- Artem Severiukhin kërkoi falje për atë që ndodhi gjatë ceremonisë së çmimeve të një gare karting në Portimao, por mohoi të ketë bërë përshëndetjen naziste. Piloti 15-vjeçar rus me patentë italiane, i cili përfundoi në lumë kritikash për gjestin e tij dhe u shkarkua gjithashtu nga ekipi i tij ëard Racing, ka folur për rastin në një postim në Instagram: “Dua t’u kërkoj falje të gjithëve për atë që ndodhi gjatë kampionatit europian të kartingut. Duke qëndruar në podium bëra një gjest që shumë e perceptuan si një përshëndetje naziste. Kjo nuk është e vërtetë, “tha Severiukhin pothuajse i përlotur.

Më parë, ishte Federata Ruse e Automobilave ajo që transmetoi videomesazhin e shoferit të ri. “Kjo nuk është e vërtetë, unë kurrë nuk e kam mbështetur nazizmin. Unë e konsideroj atë një nga krimet më të këqija kundër njerëzimit. E di që kam qenë budalla dhe jam gati të ndëshkohem, por ju lutem më besoni: nuk kishte asnjë qëllim në veprimet e mia.”, shtoi ai. Nga ana e saj, RAF e dënoi episodin, duke cilësuar si të papranueshëm “madje edhe një shfaqje aksidentale të fashizmit dhe nazizmit në sportin motorik rus, apo mesin e sportistëve rusë”.

Megjithatë, në një pasazh të paqartë të mesazhit të tij, Severiukhin i referohet një ‘zakoni’ të papërcaktuar italian, të bërë për të kënaqur djemtë që po e duartrokisnin nën podium. “Vetëm doja të bëja gjestin dhe nuk mund ta shpjegoj si lindi”, ishte sqarimi i tij i pakuptueshëm.

 

 

 

A post shared by Artem Severiukhin (@artem.severiukhin)

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport artem severiukhin portugali artem severiukhin portugali

Sondazh

Poll