Politike

Pasi kërkoi dorëheqjen e Alibeajt, Berisha braktis mbledhjen e PD. Çfarë u tha deputetëve

12 Prill 2022, 13:54 Nga DOSJA
Pasi kërkoi dorëheqjen e Alibeajt, Berisha braktis mbledhjen e PD.

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ikur nga takimi fill pasi kërkoi dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt. Por para se të ikte u dha edhe një mesazh të fundit të gjithë deputetëve të pranishëm. Në fjalën e tij, Berisha ka përmendur edhe njëherë ish-kryedemokratin Lulzim Basha, duke i përmendur si dosjen ruse, ndërsa nuk nguroi që të hidhte akuza edhe ndaj ambasadores amerikane, Yuri Kim. 

“Përbashkimi i PD ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë si te deputetët për t’u bashkuar dhe për të zhbërë përçarjen, por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht se në PD pranojmë kryetarin e grupit edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por nëse njeri dha dorëheqjen iku si pasojë një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse për shembull. Unë e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë. Ke humbur besimin tonë, çove PD në gjykatë,”-tha Berisha ndër të tjera dhe më pas u largua.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja e grupit parlamentar/ Berisha i kërkon dorëheqjen, Alibeaj: Do vazhdoj detyrën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022 sali berisha pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll