Politike

‘Mirënjohje Italisë për lobimin’, Meta pret në takim Presidentin e Dhomës së Deputetëve

12 Prill 2022, 13:01 Nga DOSJA
‘Mirënjohje Italisë për lobimin’, Meta pret në

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico ku i ka shprehur mirënjohjne për avokatinë e fortë të saj në procesin e integrimit në BE dhe mbështetjen e gjithanshme të dhënë ndër vite.

Në themel të miqësisë së lashtë mes dy popujve qëndrojnë jo vetëm arbëreshet në Itali dhe komuniteti shqiptar i pas viteve ‘90, por edhe komuniteti italian, investitorët dhe studentët në Shqipëri, numri i të cilëve është gjithnjë në rritje”, – theksoi Meta.

Meta çmoi rëndësinë e vizitës së Presidentit Fico në Shqipëri, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë të integrimit në Bashkimit Europian, si dhe avokatinë e fortë dhe të vazhdueshme të Italisë ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe popujve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimin ndër-parlamentar jo vetëm në nivelin politik, por sidomos në nxitjen e Qeverive për realizimin e projekteve të rëndësishme ekonomike dhe zhvillimore me impakt dypalësh dhe rajonal, në sektorët e energjisë dhe burimeve alternative të saj.

Presidenti Meta falënderoi Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë Roberto Fico për nismën legjislative dhe miratimin e buxhetit përkatës për zbatimin e “Marrëveshjes së njohjes së kontributeve të pensioneve për shtetasit shqiptarë”, të cilët përbëjnë sot një pjesë të rëndësishme të jetës ekonomike, sociale, qytetare dhe kulturore dhe luajnë një rol thelbësor në rritjen ekonomike të vetë Italisë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta roberto fico ilir meta roberto fico

Sondazh

Poll