Politike

Meta dekoron figura të shquara të zonës në Malësisë së Gjakovës

12 Prill 2022, 13:56 Nga DOSJA
Meta dekoron figura të shquara të zonës në

TIRANË– Presidenti Ilir Meta vlerësoi disa figura të shquara atdhetare të zonës së Malësisë së Gjakovës dhe të Dukagjinit, të propozuara nga Shoqata “Nikaj-Mërtur”.

Meta vlerësoi personalitete të spikatura të zonës së Malësisë së Gjakovës dhe të Dukagjinit për kontributin e vyer për kulturën, traditën dhe mbi të gjitha për çështjen kombëtare, lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Shqipëri.

Kreu i Shtetit shqiptar çmoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Nikollë Vatnikajn (pas vdekjes): me motivacionin “Në vlerësim të kontributit dhe veprimtarisë së shquar në fushën e rendit dhe të sigurisë publike, në shërbim të komunitetit si punonjës i Policisë së Shtetit dhe drejtues i lartë i saj në disa rrethe të vendit; duke dëshmuar profesionalizmin, korrektësinë dhe humanizmin e tij.”.

Me Dekoratën “Nderi i Kombit” u nderua At Gegë Lumaj (pas vdekjes): “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur dhe shembullin e tij të rrallë në forcimin e lidhjeve vëllazërore dhe ndërfetare mes  shqiptarëve të besimeve të ndryshme të Malësisë së Gjakovës, Dukagjinit, Pukës, Hasit dhe Kosovës.

Ai mbetet një ndër prijësit fetarë, të cilët ndikuan bindshëm në këto zona që të mbizotërojë besimi në Zot, liri e demokraci, si dhe harmonia e mirëkuptimi fetar e vëllazëror te kombi ynë,  pushteti komunist për qëndrimin e tij patriotik në  shërbim të kombit dhe të fesë, e persekutoi me 30 vite në burg.

Mjeku humanist Mhill Gecaj u çmua me Dekoratën “Nënë Tereza”: “Për kontributin e shquar si mjek, në ndihmën e dhënë për qytetarët e Kosovës  të larguar me forcë nga trojet e tyre gjatë luftës gjatë viteve 1998-1999. Me mirënjohje për ndihmën e pakursyer mjekësore dhe humaniste, të dëshmuar sidomos gjatë pandemisë Covid-19, për të gjithë komunitetin e zonës ku shërben si dhe për meritat në promovimin dhe ndihmën e pakursyer për zhvillimin e zonës së Nikaj-Mërturit dhe të gjithë Malësisë së Gjakovës.”

Atdhetari Zef Avdija u dekorua (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: “Me vlerësim ndaj kontributit të shquar në luftë me pushtuesit turq dhe më vonë, me ata serbo-malazezë, në mbrojtje të zonës së Dukagjinit dhe të trojeve të tjera shqiptare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore mbrojti vendin nga pushtuesit e huaj, ndërsa në pleqërinë e tij, pushteti komunist e persekutoi dhe e dënoi me burg të rëndë për qëndrimin nacionalist dhe kombëtar.”

Ndërsa Titullin “Mjeshtër i Madh” u dekorua Kolë Progni (pas vdekjes):“Në vlerësim për punën e tij profesionale dhe kontributin e dhënë si historian dhe gjeograf i talentuar, botanist dhe zoolog i pasionuar dhe gjeolog i spikatur; i cili ka shkruar disa monografi dhe qindra artikuj shkencorë për zonën e Alpeve tona,  duke u shndërruar në studiuesin më të njohur të Alpeve Lindore, Alpeve Verilindore dhe Veriore nga Vermoshi në Jezercë e deri në Luginën e Drinit.”

Në fjalën e Tij drejtuar familjarëve dhe personaliteteve të nderuara të Shoqatës “Nikaj-Mërtur”, pjesëmarrës në ceremoninë e dekorimeve, Presidenti Meta u shpreh.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike at gegë lumaj ilir meta nikollë vatnikajn shoqata “nikaj-mërtur” at gegë lumaj ilir meta nikollë vatnikajn shoqata “nikaj-mërtur”

Sondazh

Poll