Politike

Kina armatos Serbinë, Rama: S’jam shqetësuar! Portagonizmin në Kiev ua kam lënë të tjerëve

12 Prill 2022, 08:05 Nga DOSJA
Kina armatos Serbinë, Rama: S’jam shqetësuar! Portagonizmin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është aspak i shqetësuar për Serbinë që është armatosur nga Kina. Në një konferencë me gazetarët shqiptarë në Berlin, Rama tha se pozicioni i Serbisë dihet si është. Gjithsesi, ai shtoi se mirë është që të fokusohen tek ‘erërat pozitive’. I pyetur nëse do ta vizitojë Kievin, Rama tha se protagonizmin ua ka lënë të tjerëve për momentin.


Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Sot ju keni diskutuar edhe pë rsa i përket luftës në Ukrainë dhe rrezikut të agresionit rus, jo vetëm për Europën, por edhe për Ballkanin Perëndimor. Pyetja e parë ka të bëjë, a jeni i shqetësuar ju për armatimin e Serbisë në këtë situatë, dhe në lidhje me këtë keni planifikuar një vizitë ne Kiev, duke qenë se kohet e fundit kemi parë zyrtarë të BE kanë shkuar për të parë atë që e quajnë masakër humane për sa i përket humbjes së jetëve te qytetarëve të thjeshtë. Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë sepse nuk shoh arsye për tu shqetësuar sot për sot dhe besoj që është shumë e rëndësishme që t’i fryjmë të gjithë erërave të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon, dhe patjetër është shumë e rëndësishme që të mbajmë sa më shumë bashkë, Ballkanin Perëndimor, edhe me ndihmën dhe mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë kur Gjermania që ka një rol jashtëzakonisht të posaçëm dhe nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne. Kurse për sa i përket pjesës së Serbisë, Serbia ka bërë hapa jashtëzakonisht inkurajues në të dyja votimet në kombet e bashkuar dhe është realisht domethënës fakti që, deri tani Ballkani është bashkë në pozicionet ndaj Rusisë. Por sigurisht që Serbia ka një pozicion historik, tradicional, të ndryshëm nga i yni. Këtë nuk kemi pritur që të fillojë lufta në Ukrainë për ta marrë vesh kështu që gjërat duhen parë në kontekst dhe vlerësimet duhen bërë pa harruar kontekstin, që do të thotë që duhet të jemi shumë të vendosur për ta çuar përpara procesin e paqes dhe të bashkëpunimit në rajon sepse është me rëndësi të madhe edhe më shumë sesa dje, për shkak të pikërisht të këtij konflikti që ka nisur në Ukrainë si rezultat i agresionit të Rusisë. Përsa i përket vizitës në Kiev, mendoj që ka të tjerë përpara meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm dhe në rast se do të më vijë radha mua patjetër që do ta bëja këtë me shumë respekt dhe me shume kënaqësi, por mendoj se nuk është momenti për t’iu zënë radhën të tjerëve.

LAJM KRYESOR:Rama: Procesi i Berlinit s’u implementua kurrë, zero shqetësim për armatimin e Serbisë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rama me gazetaret 12 prill 2022 rama me gazetaret 12 prill 2022

Sondazh

Poll