Politike

Firmoset marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani

12 Prill 2022, 10:53 Nga DOSJA
Firmoset marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në

TIRANË– Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja në Tiranë nga Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksic, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku. Luksic e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjes si një hap tjetër të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Është kënaqësi të jem këtu për të nënshkruar marrëveshjen e rëndësishme. Që prej dy vitesh kemi iniciuar këtë proces. Do të jetë një kontribut i rëndësishëm në afrimin e vendeve tonë, është edhe një sinjal i rëndësishëm i shqiptarëve që jetojnë në Gjermani. Kjo është një marrëveshje që ka të bëjë me një raport “ëin-ëin”. Do të përmirësojë edhe problemet dhe të emigracionit. Është një sinjal i përafrimit edhe me BE për Shqipërinë. Është një hap i vogël në drejtim të BE. Një pjesë e politikën evropiane e Gjermanisë përkundrejt Ballkanit Perëndimor. Faleminderit që kjo marrëveshje është bërë në një kohë të shkurtër, kjo do të hapë edhe aspekte të tjera të bashkëpunimit.”, tha ai.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj tha se më shumë 15 mijë shqiptarë kanë konvertuar lejet e drejtimit në shtetet ku punojnë nga 2019-2021. Ajo shtoi se vendi ynë ka përmirësuar infrastrukturën dhe mësimdhëniem me kursantët, për pasojë është reflektuar një ulje në numrin e aksidenteve.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022

Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri. Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll