Politike

VD-‘PD e drejton Rithemelimi’/ Paloka: Alibeaj është i shkarkuar, ndjek axhendën e PS

12 Prill 2022, 12:07 Nga DOSJA
VD-‘PD e drejton Rithemelimi’/ Paloka: Alibeaj është i

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi para mediave se partia drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Për gazetarët, para selisë blu, para se të futet në mbledhjen e grupit parlamentar, Paloka tha se Alibeaj është i shkarkuar me vendim Gjykate. Më tej ai shton se fakti që pranuan Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar u bë për të mos krijuar përçarje në PD.


‘Unë nuk e di si mund të flitet për bashkim, kur Alibeaj thotë Berisha dhe gjysma e deputetëve janë të shkarkuar. Ai ka shkelur të gjitha parametrat që i lejohen një kryetari grupi, ai smund të jetë se është shkarkuar nga Kuvendi. Në statutin e PD është e qartë që vendi i kryetarit është paralel me të nënkryetarit, nga i cili Alibeaj është shkarkuar. Fakti që e pranuam Alibeajn ishte që të mos kishim përçarje. PD e drejton Komisioni i Rithemelimit.. Për fat të keq është një mbledhje grupi, që drejtohet nga një njeri që vijon me axhendën e Kongresit të PS. Enkelejd Alibeaj vjen dhe e fillon mbledhjen e grupit, me axhendën e Edi Ramës, unë nuk e di si flitet për bashkim, kur Alibeaj nis mbledhjen duke folur për deputetë të përjashtuar.– tha Paloka.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet grupi parlamentar i PD-së! Alibeaj: Synimi jonë, bashkimi i demokratëve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022 edi paloka pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022

Sondazh

Poll