Politike

VD-Ndarja e Shqipërisë nga RMV, Rama; S’e kam kërkuar, vura Scholz në dijeni

12 Prill 2022, 08:09 Nga DOSJA
VD-Ndarja e Shqipërisë nga RMV, Rama; S’e kam kërkuar, vura

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk e ka kërkuar ende ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për integrimin në Bashkimin Evripain. I ndodhur në Berlin, në një konferencë me gazetarët shqiptarë në Gjermani, Rama tha se thjesht e ka vënë në vijëni kancelarin Olaf Scholz. Sipas tij, gjithçka do të vendoset në qershor. 


Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Zoti Rama, a e mbështet Kancelari gjerman ndarjen e Shqipërisë nga Republika e Maqedonia e Veriut?

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk e kam kërkuar këtë. Unë thjesht i kam bërë me dije kancelarit që ne kemi një qasje që deri në Këshillin Europian të qershorit do të jetë e pandryshuar, në rast se përsëri ne do të bllokohemi për shkak të Bullgarisë, bazuar edhe në mbështetjen e gjerë që opsioni i ndarjes nga Maqedonia ka marrë nga opinioni publik pasi tregova dhe për Këshillimin Kombëtar, ne do të ndryshojmë qasje dhe do të flasim me gjuhë tjetër lidhur me Shqipërinë dhe nevojën e Shqipërisë për tu ndarë nga Maqedonia e Veriut. Kancelari e tha dhe ne konferencë në mos gabohem, por e tha edhe në të dyja e raundet e bisedimeve që është optimist për ndryshimin e kushtit të Bullgarisë. Unë nuk jam dhe aq optimist megjithatë unë uroj të jem i gabuar dhe kancelari të ketë të drejtë.

LAJM KRYESOR:Rama: Procesi i Berlinit s’u implementua kurrë, zero shqetësim për armatimin e Serbisë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 12 prill 2022 edi rama rama me gazetaret 12 prill 2022

Sondazh

Poll