Politike

Mbledhja me dyer të mbyllura në PD! Berisha kërkon dorëheqjen e Alibeajt

12 Prill 2022, 11:31 Nga DOSJA
Mbledhja me dyer të mbyllura në PD! Berisha kërkon

TIRANË– Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar e Partisë Demokratike është shoqëruar me debate. Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt si kreun e grupit parlamentar të PD-së. Berisha tha se Alibeaj paditi PD në Gjykatë pa pasur asnjë tagër, po ashtu shtoi se ambasadorja Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë. 

FJALA E BERISHËS:

“Përbashkimi i PD ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bere hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë.”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet grupi parlamentar i PD-së! Alibeaj: Synimi jonë, bashkimi i demokratëve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022 pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022

Sondazh

Poll