Politike

VD/ Vizita në “Factory Berlin”! I dhurohet piktura e veçantë, Rama: Do ta mbaj vetë

12 Prill 2022, 09:22 Nga DOSJA
VD/ Vizita në “Factory Berlin”! I dhurohet piktura e

BERLIN– Kryeministri Edi Rama ka vizituar gjatë qëndrimit në Gjermani dhe “Factory Berlin” rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit dixhital, artit, muzikës tekno. Rama është njohur me qendrën, teksa ka marrë dhe një dhuratë të veçantë nga një prej artistëve. Një pikturë pasqyrë në ngjyrë të kuqe iu bë dhuratë kreut te qeverisë.

‘Po mendonim shumë se cfarë do t’ju dhuronim. I kërkuam një artisti, i dhamë një detyrë, duam që të kemi një pikturë që të ketë një lidhje mes Berlinit dhe Shqipërisë. Ai iu njihte si artist’ thonë përfaqësuesit e Factory duke shtuar: Ai ka vendosur adresën aty, e ka bërë këtë pikturë dhe është dhuratë prej nesh për ju’. Ndërsa Rama shton: Do ta mbaj vetë.

“Gati për të sjellë FACTORY BERLIN në Tiranë, rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit digjital, artit, muzikës tekno, me një pjesëmarrje prej mijëra anëtarësh që ndërveprojnë me biznese dhe talente nga e gjithë bota, nga Google e Uber tek qendrat kërkimore të Siemens, Audi e Deutsche Bank dhe SoundCloud e të tjera me radhë”, shkruan Rama në Facebook.

Rama ishte në Berlin në kuadër të vizitës 2 ditore, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama ne gjermani edi rama rama ne gjermani

Sondazh

Poll