Politike

VD-Berisha futi Shqipërinë në NATO, Rama: Mos bëni humor, s’ka lidhje me qoftëlargun

12 Prill 2022, 08:13 Nga DOSJA
VD-Berisha futi Shqipërinë në NATO, Rama: Mos bëni humor,

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama nuk e konsideron meritë të paraardhësit të tij, Sali Berisha, futjen e Shqipërisë në NATO. I ndodhur në Berlin, kryeministri Rama tha se në NATO, Shqipërinë e ka futur SHBA, e askush tjetër. 


Pjesë nga biseda: 

Pyetje: Zoti Kryeministër, Sali Berisha i dha Shqipërisë anëtarësimin ne NATO dhe liberalizimin e vizave. Në mandatin tuaj të tretë, do i jepni hapjen e negociatave Shqipërisë?

Kryeministri Edi Rama: Tani mos bëhemi për humor as ju as unë, këto janë gjëra që nuk ia jep Shqipërisë një person, qoftë ky i quajtur “qoftëlarg” apo qoftë i quajtur “qoftëafër”. Nuk ka lidhje, këto janë ngjarje që lidhen me vullnete të tjera, me vullnetet e vendeve të tjera, sepse po të ishte puna për negociatat, në raport me mua dhe në raport me Shqipërinë, negociatat do të ishin hapur ka nja 3 vjet a katër, sa u bënë. Kështu që ne i kemi merituar me kohë. Fakti që nuk janë hapur, nuk janë formalisht, janë hapur vetëm në mënyrë deklarative që vendosim t’i hapim, por nuk jemi ulur në tavolinë, nuk lidhet me mua apo me ne, lidhet me ata. Kështu që kur më thoni kush e futi Shqipërinë në NATO, më vjen realisht një, siç thoshte Konica, “i papërmbajtur gaz”, Shqipërinë në NATO e futi SHBA.

LAJM KRYESOR:Rama: Procesi i Berlinit s’u implementua kurrë, zero shqetësim për armatimin e Serbisë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 12 prill 2022 edi rama rama me gazetaret 12 prill 2022

Sondazh

Poll