Politike

Mbështetja ndaj Ukrainës, Scholz: Do e furnizojmë me raketa, në bashkëpunim me miqtë

11 Prill 2022, 17:03 Nga DOSJA
Mbështetja ndaj Ukrainës, Scholz: Do e furnizojmë me raketa,

GJERMANI– Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur i gatshëm të ndihmojë Ukrainën me armatime. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ai tha se Gjermania ka ndikuar edhe tek vendet e tjera me vendimet e saj. Për këtë arsye, Scholz shtoi se ka marrë vendimin ta ndihmojë Ukrainën, në mënyrë që edhe bashkëpunimi i miqve të tjerë të mos mungojë. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: A do të dërgoni tanke në Ukrainë? A është edhe ky vendimi juaj?

Gjermania theu një traditë për të mos dërguar armë në një vend si Ukraina. të gjitha qeveritë e mëparshme e ndoqën, por pasi e mori vndimin Gjermania për të dërguar armë, e ndoqën edhe vendet e tjera. Përsa u përket raketave, do e mbështesim Ukrainën, me një bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë. Nuk do të ketë ecje të veçuara por të baraspeshuara.

LAJM KRYESOR:Scholz bën nul Ballkanin e Hapur, rikthen nismën e Merkel: Do rijetësoj Procesin e Berlinit

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama olaf scholz rama ne gjermani edi rama olaf scholz rama ne gjermani

Sondazh

Poll

Politike 11 Prill 2022, 18:08

Noka bllokon foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda

TIRANË– Deputeti Flamur Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit. I pranishëm në Kuvend, Noka u ngrit në këmbë dhe u nis drejt fotlores, pasi iu ndërore ...