Politike

Reforma zgjedhore/ Celibashi: Të nis puna për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR

12 Prill 2022, 08:29 Nga DOSJA
Reforma zgjedhore/ Celibashi: Të nis puna për përmbushjen e

TIRANË– Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thirrje partive që të nisini punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore. Me anë të një postimi të bërë në Twitter, Celibashi shkruan se zgjedhjet vendore nuk janë larg e se data e parë për zhvillimin e tyre është me 16 ndërsa e fundit është me 14 maj. ‘Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online përdorimi i fondeve publike në fushatë‘- shton më tej në njoftim ai.

NJOFTIMI I PLOTË:

“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit. Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”, shkruan Celibashi.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kqz reforma zgjedhore kqz reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 11 Prill 2022, 18:08

Noka bllokon foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda

TIRANË– Deputeti Flamur Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit. I pranishëm në Kuvend, Noka u ngrit në këmbë dhe u nis drejt fotlores, pasi iu ndërore ...