Aktualitet

‘I tha djalit të vras, mos e merr nuse’/ Vrasja në Fier, dëshmia e kunatës së 61-vjeçarit

12 Prill 2022, 12:49 Nga DOSJA
‘I tha djalit të vras, mos e merr nuse’/ Vrasja në Fier,

FIER– Kunata e Xhevahir Hoxhës ka dëshmuar për mediat se vrasja që ndodhi ditën e sotme në fshatin Vidhisë të Roskovecit, ishte e paralajmëruar.  Kunata e Hoxhës tha se autori i krimit e kishte paralajmëruar djalin e tij se do ta vriste së bashku me bashkëjetuesen e tij.

“I thoshte mos e merr për shtëpi por ai nuk e dëgjonte djali. I kishte thënë gjithmonë djalit unë do të vras edhe ty edhe atë dhe do vritem vetë. Ajo ishte e martuar kishte fëmijë por nuk e donte atë dhe mori këtë. Si familje ishin në rregull, normalisht punonin. Ajo ka dy vite që jetonte këtu, ka ardhur nga një fshat tjetër. Grindje nuk e di a kishte grindje por si njerëz ishin shumë punëtor. Ai punonte dhe fitonte, ne na vjen keq se i kishim fshatarin tonë. Nuk e di si janë rrethanat.‘- tha kunata e 61-vjeçarit.

30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha.

LAJMI KRYESOR: 61-vjeçari vret të fejuarën e djalit me thikë në Fier, me pas var veten në pemë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret nusen e djalit e veten xhevahir hoxha burri vret nusen e djalit e veten xhevahir hoxha

Sondazh

Poll