Aktualitet

Arrestohet 51-vjeçari i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes

12 Prill 2022, 11:05 Nga DOSJA
Arrestohet 51-vjeçari i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes

TIRANË- Policia e Tiranës ka vën në pranga 7 qytetarë. 51-vjeçari i identifikuar me inicialet L. B., banues në Tiranë është vënë në pranga nga policia pasi thuhet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Ndërkohë një 27-vjeçar me iniciale K. K,  është vënë në pranga nga policia pasi ishte në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar më 1 muj e 13 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Është vënë në pranga gjithashtu një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet M. B., banues në Durrës. Ai u kap në flagrancë nga policia dhe do të ndiqet penalisht për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ai u kap duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, si dhe i ka dëmtuar murin rrethues dhe i ka pushtuar një sipërfaqe toke të një qytetare tjetër me iniciale G. R.

Tre qytetarë të tjerë janë vënë në pranga pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugorë. 22-vjeçari me inicialet G. M, është ndaluar nga policia pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi ndërsa A. N., 25 vjeç dhe L. D., 28 vjeçe, banues në Tiranë u arrestuan pasi ngisnin makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë nga Policia: 

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen e shtetasit në kërkim K. K., 27 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 muaj e 13 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi ky shtetas ka braktisur dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.

3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ky shtetas është kapur duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, si dhe i ka dëmtuar murin rrethues dhe i ka pushtuar një sipërfaqe toke, shtetases G. R. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– G. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;

– A. N., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar shtetasen I. N., 67 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

– L. D., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin M. P.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 7 qytetarë arrestohen 7 qytetarë

Sondazh

Poll