Aktualitet

Kontrabandë cigaresh dhe drogë në pulari, lirohet nga burgu 38-vjeçari shqiptar (EMRI)

12 Prill 2022, 10:35 Nga DOSJA
Kontrabandë cigaresh dhe drogë në pulari, lirohet nga burgu

ITALI- Një 38-vjeçar shqiptar i idnetifikuar si Ermal Hasanaj, banues në Castel Volturno në Itali i arrestuar  më 7 prill për kontrabandë cigaresh dhe posedim droge për qëllime trafiku, është liruar.

Sipas mediave italiane, vendimi u mor në seancën e djeshme para gjyqtares për Hetimet Paraprake, Federica Villano, ku 38-vjeçari u paraqit i ndihmuar nga avokati i tij,Ferdinando Letizia. Hasanaj u lirua nga burgu për mungesë provash dhe ndaj tij u vu dënimi me detyrim paraqitje në policinë gjyqësore.

38-vjeçari u vu në pranga pasi gjatë një kontrolli të kryer nga policia e Castello Cisterna në shtëpinë e tij ata gjetën 8498 pako cigare shumë markash pa vulën e monopolit shtetëror në 34 kuti me një peshë totale 170 kilogramë. Kontrolli u shtri në një kotec pulash që i përkiste pronës ku karabinierët gjetën 7.4 gramë marijuanë të ndarë në 3 pjesë gati për shitje

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ermal hasanaj lirohet shqiptari policia italiane ermal hasanaj lirohet shqiptari policia italiane

Sondazh

Poll