Aktualitet

Ndoste lumin Osum/ Agjencia Rajonale e Mjedisit në Berat mbyll fabrikën e lëkurave

12 Prill 2022, 10:58 Nga DOSJA
Ndoste lumin Osum/ Agjencia Rajonale e Mjedisit në Berat mbyll

BERAT-Agjensia Rajonale e Mjedisit Berat, Elbasan, Korçë ka ushtruar kontrrolle të befasishme në këtë subjekt. Mbyllja vjen pas denoncime të shumta të bëra nga banorët e fshatit Vodicë në lidhje me ndotjen e fabrikës së lëkurëve në fshatin Vodicë.

Kanë qënë 3 inspektorët e ARM-së: Shkëlqim Abduramani, Marsel Çili dhe Jonida Leku ata që gjatë ispektimit të kryer në kushtet e flagrancës, kanë konstatuar se ky subjekt shkarkon ujëra teknologjik pa i trajtuar më parë në impiantin e trajtimit të ujërave duke shkarkuar në mjediset ujore pritëse.

Nga inspektimi i kryer u konstatua se kishte kanal të ujërave të dala nga aktiviteti i subjektit e që shkarkoheshin drejtëpërdrejtë në përroin e Vodicës,në kundërshtim me pikën 7.2.3 të Lejes Mjedisore.

Pas konstatimit të shkeljeve të kryera nga Fabrika e Lëkurëve në fshatin Vodicë, Agjensia Rajonale e Mjedisit Berat, Elbasan, Korçë ka vendosur për këtë subjekt masën administrative me gjobë prej 500 000 lekësh (të reja) si dhe “Pezullimin e aktivitetit të këtij subjekti” deri në vënien në funksionim të Impiantit të Trajtimit të Ujërave Teknologjikë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lumi osum lumi osum

Sondazh

Poll