Aktualitet

Rakipi non grata nga SHBA! Basha: Koha na dha të drejtë, lajm i mirë

12 Prill 2022, 10:16 Nga DOSJA
Rakipi non grata nga SHBA! Basha: Koha na dha të drejtë, lajm i

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shpalljes non grata të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit nga SHBA. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Basha shkruan se ky është lajm i mirë e se koha i dha të drejtë. Më tej cilëson Aqif Rakipi, Tom Doshi, Vangjush Dako si ‘bedelët duke shtuar se Rama kreu masakrën zgjedhore dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve që kërkonin ndryshim. Ish-kreu i PD-së shkruan se sanksionet e djeshme konfirmuan se Shqipëria ndodhet në krizë për shkak të shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor. 

REAGIMI I BASHËS:

Koha na dha prapë të drejtë! Aqif Rakipi, Tom Doshi, Vangjush Dako janë bedelët me të cilët Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve që kërkonin ndryshim. Në argumentimin nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për sanksionet ndaj Aqif Rakipit theksohet: “Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike”. Ky paragraf tregon se si i “fitoi” zgjedhjet Edi Rama në 2017 dhe në 2021. Kriza në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është pasojë e shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor, që dje u konfirmua edhe nëpërmjet sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse këtë duhet ta kishin bërë organet ligjzbatuese shqiptare, ai është një lajm i mirë që partneri ynë strategjik SHBA është fokusuar në luftën kundër korrupsionit që po minon demokracinë dhe po shkatërron mirëqenien e shqiptarëve.

Ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi u shpallën ditën e djeshme non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin zyrtar në bërë nga Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) bëhet me dije se Rakipit, Ndroqit e familjeve të tyre u ndalohet hyrja në SHBA. Për ish-deputetin Rakipi shkruhet se ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një grup kriminal të organizuar, nën ndikimin e të cilëve ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin. Ndërsa Ndroqi, pronar mediash, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale akuzohet se ka shfrytëzuar mediat për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarët shqiptarë. Ndroqi, sipas njoftimit, akuzohet si përgjegjës ose bashkëpunëtor, për përfshirje të drejtpërdrejtë në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike aqif rakipi shpallet non grata nga shba lulzim basha ylli ndroqi shpallet non grata nga shba aqif rakipi shpallet non grata nga shba lulzim basha ylli ndroqi shpallet non grata nga shba

Sondazh

Poll