Aktualitet

Synonte lagjet e pasura! Autor i 5 grabitjeve në kryeqytet, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

12 Prill 2022, 12:41 Nga DOSJA
Synonte lagjet e pasura! Autor i 5 grabitjeve në kryeqytet, arrestohet

TIRANË– Emiljano Sinanaj është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi është autor i disa vjedhjeve në kryeqytet 45 vjeçari, banues në Reps, Mirditë, ishte i shpallur në kërkim për vjedhje, nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Sinanaj ka qënë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara, ka rezultuar se ky person është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në muajt e fundit, kryesisht në lagje të pasura në kryeqytet.

NJOFTIMI I POLICISE:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pending”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1. Vihet në pranga një 45-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje. Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjeve në banesa, që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Pending”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

– E. S. (M)., 45 vjeç, banues në Reps, Mirditë, i shpallur në kërkim për vjedhje, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në muajt e fundit, konkretisht:* Më datë 01.10.2022, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, ka vjedhur sende me vlerë në banesën në pronësi të shtetasit G. A.;*Po në datë 01.10.2022, ka tentuar të vjedhë në banesën në pronësi të shtetasit M. K.;* Më datë 16.10.2022, në rrugën “Bill Klinton”, ka vjedhur kasafortën me vlera monetare në pronësi të shtetaset D. B.;*Më datë 10.02.2022, te “Liqeni i Thatë”, ka vjedhur shuma parash dhe bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit L. M.;*Më datë 09.04.2022, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, ka vjedhur shuma parash dhe bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit N. K.Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane emiljano sinanaj grabitje ne tirane tirane arrestim ne tirane emiljano sinanaj grabitje ne tirane tirane

Sondazh

Poll