Aktualitet

VD-Financimet nga Paraguaji, reagon Alibeaj: Shpifje dhe trillime, jam i pakorruptueshëm

12 Prill 2022, 11:17 Nga DOSJA
VD-Financimet nga Paraguaji, reagon Alibeaj: Shpifje dhe trillime, jam i

TIRANE– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për herë të parë pas akuzave të publikuara në media se ka përfituar financime nga disa ish-guvernatori i shtetit të Paraguajit, Carlos Fernández Valdovinos. Në hyrje të selisë blu, në nisje të mbledhjes së grupit, Alibeaj mohoi akuzat dhe tha se “është një fantazi e sëmurë”.


“Duhet të jetë fantazi e sëmurë që përmendet Paraguaji. Është një histori shpifjesh dhe trillimesh. Duhet të mësohen me faktin që mund të ketë politikanë të pakorruptuar dhe të pashantazhueshëm. Jemi në një mbledhje që synon bashkimin e demokratëve dhe e ardhmja e PD-së.”-tha Alibeaj. 

Ditën e djeshme, në media doli lajmi se deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mund të vihet nën hetim për shkak se akuzohet se ka marrë mbështetje financiare nga një prej bankierëve më të njohur të Paraguajit, Carlos Fernández Valdovinos, njëkohësisht ish-presidenti i Bankës Qendrore të këtij shteti. Diplomati paraguajan, Blas Oddone dhe gazetari vendas Pedro Escobar Medina u bëjnë thirrje institucioneve që të nisin hetimet për Alibeajn, për mbështetjen financiare që ka përfituar nga vendi i tyre. Ata e konsiderojnë Alibeajn, një politikan shqiptar, të korruptuar.
Carlos Fernández Valdovinos është një nga bankierët më të njohur në Paraguaji. Ai ka shërbyer si Guvernator i Bankës Qendrore të Paraguajit nga viti 2013 e deri në 2018. Në maj 2017 ai u zgjodh anëtar i Bordit të Guvernatorëve në Qendrën për Studime Monetare të Amerikës Latine për periudhën 2015-2017. Ai përfaqëson Paraguajin në Bordin e Drejtorëve të Fondit të Rezervave të Amerikës Latine (FLAR) që nga viti 2014.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll