Aktualitet

“Destinacion pa rrezik Covid-19”, CNN promovon Shqipërinë për sezonin turistik të 2022

12 Prill 2022, 12:03 Nga DOSJA
“Destinacion pa rrezik Covid-19”, CNN promovon Shqipërinë

TIRANË- Shqipëria është një nga gjashtë destinacionet që CNN sugjeron për turistët për sezonin veror 2022 duke qenë se vendi ynë konsiderohet si vend me rezzik të ulët nga pandemia e Covid.

Sipas CNN, për të tretën javë radhazi, qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën si vende të cilat kanë një risk të ulët për infektimet me Covid-19.

“Njerëzit që duan të bëjnë një udhëtim në Evropë, por duan të shmangin destinacionet me rrezikun më të lartë, kanë vetëm disa zgjedhje këtu: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të gjitha në Gadishullin Ballkanik ose Armenia, në rajonin malor të Kaukazit.“-shkruan CNN.

Pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë vendet me turizëm më të lartë si Italia, SPanja dhe Franca mbeten në Nivelin 4 të cilat SHBA-ja i konsideron si vende ende të rrezikshme për t’u vizituar. Mbretëria e Bashkuar, gjithashut është në nivelin 4 që nga 19 korriku 2021. Kjo i vendos Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut të gjitha në kategorinë e rrezikut “Shumë të lartë” për Covid-19.

CDC cakton një destinacion një rrezik të Nivelit 4 kur më shumë se 500 raste për 100,000 banorë janë regjistruar në 28 ditët e fundit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet turizmi shqiptar turizmi shqiptar

Sondazh

Poll