Bota

Zgjedhjet në Francë/ Le Pen ngushton hendekun me Macron në raundin e dytë

12 Prill 2022, 11:15 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Francë/ Le Pen ngushton hendekun me Macron në

FRANCË- Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidencën franceze, Marine Le Pen, ngushton diferencën me presidentin aktual Emanuel Macron në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale,

Sipas një sondazhi të publikuar ditën e sotme, parashikohet se përqindja e abstenimit pritet të jetë më e larta në historinë e zgjedhjeve presidenciale franceze.

Sondazhi i OpinionWay-Kea Partners i kryer nga Les Echos dhe Radio Classique tregon se Le Pen ngushton me një pikë përqindje hendekun midis dy kandidatëve, megjithëse Macron mbetet fituesi i raundit të dytë me 54% të votave.

I njëjti sondazh parashikon uljen e pjesëmarrjes me 1%, në 70%, nga 74.56% në zgjedhjet e fundit presidenciale të 2017, që ishte tashmë më e ulëta që nga viti 1969.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron marine le pen zgjedhjet ne france 2022 emmanuel macron marine le pen zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll