Bota

Nokia ka njoftuar zyrtarisht daljen e saj nga tregu rus

12 Prill 2022, 11:49 Nga DOSJA
Nokia ka njoftuar zyrtarisht daljen e saj nga tregu rus

FINLANDË- Kompania finlandeze në një deklaratë për shtyp të martën ka thënë se kopania Nokia ka mbështetur Ukrainën që në ditën e parë të pushtimit nga trupat ruse. Shitjet në Rusi janë ndaluar në shenjë sensibilizimi për tmerrin që po kalojnë qytetarët ukrainas. 

Sipas CNN, Nokia tha se prioriteti i saj kryesor vazhdon të jetë siguria dhe mirëqenia e punonjësve të saj.

“Për arsye humanitare, qeveritë perëndimore kanë shprehur shqetësime për rrezikun e dështimit të infrastrukturës kritike të rrjetit të telekomunikacionit në Rusi,”-thuhej në njoftimin për shtyp.

Ata kanë theksuar gjithashtu rëndësinë e sigurimit të rrjedhës së vazhdueshme të informacionit dhe aksesit në internet, i cili ofron perspektiva të jashtme për popullin rus.

“Prandaj, me daljen ne do të synojmë të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të mirëmbajtur rrjetet dhe po aplikojmë për licencat përkatëse për të mundësuar këtë mbështetje në përputhje me sanksionet aktuale,” shtoi Nokia.

Nokia tha se nuk pret që ky vendim të ndikojë në perspektivën e saj financiare pasi Rusia përbënte më pak se 2% të shitjeve të saj neto në 2021.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll