Bota

“Nuk mund ta izoloni Rusinë”, Putin “kërcënon” Perëndimin: Ndërhyjra në Ukrainë e nevojshme

12 Prill 2022, 11:27 Nga DOSJA
“Nuk mund ta izoloni Rusinë”, Putin

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi sot Perëndimin se përpjekjet për të izoluar Moskën do të dështojnë, duke përmendur suksesin e programit hapësinor Sovjetik si provë se Rusia mund të bëjë hapa dramatikë përpara në kushte të vështira.

Rusia thotë se nuk do të mbështetet më kurrë te Perëndimi pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vendosën sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Moskës për të ndëshkuar Putinin për urdhërimin e nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Sanksionet ishin të plota, izolimi ishte i plotë, por Bashkimi Sovjetik ishte përsëri I pari në hapësirë. Ne nuk synojmë të izolohemi. Është e pamundur të izolosh seriozisht dikë në botën moderne,veçanërisht një vend aq të madh sa Rusia .“-tha Rusia.

Gjashtëdhjetë e një vjet më parë si sot, rusi Yuri Gagarin hyri në librat e historisë si njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë. Me rastin e këtij përvjetori, Putin shkoi në kozmodromin Vostochny në Lindjen e Largët Ruse , 5550 km në lindje të Moskës.

Putin thotë se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është i nevojshëm sepse shtetet e bashkuara po përdorin Ukrainën për të kërcënuar Rusinë përmes aleancës ushtarake të NATO-s. Ai tha se Moska duhej të mbronte qytetarët rusishtfolës në Ukrainë kundër ndjekjeve penale. Ai tha sot se nuk kishte dyshim se Rusia do t’i arrinte të gjitha qëllimet e saj në Ukrainë, një konflikt që ai e përshkroi si të pashmangshëm dhe të nevojshëm për të mbrojtur Rusinë në planin afatgjatë.

“Objektivat e saj janë absolutisht të qarta dhe fisnike,” tha Putin, duke iu referuar luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ka pasur rezistencë dhe Perëndimi ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëve ndaj Rusisë në një përpjekje për ta detyruar atë të tërheqë forcat e saj.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll