Bota

FOTO/ Civilët strehohen në stacionin e metros në Kharkiv

12 Prill 2022, 10:02 Nga DOSJA
FOTO/ Civilët strehohen në stacionin e metros në Kharkiv

UKRAINË- Po shfaqen imazhe të civilëve që strehohen në një stacion metroje në Kharkiv ndërkohë sulmet dhe bombardimet janë të vazhdueshme.

Sipas Sky News, rrugët e qytetit janë lënë të braktisura pasi ata që mbeten në zonë përpiqen të kërkojnë strehim nën tokë.

Shumë stacione metroje janë kthyer në strehimore dhe vagonët e trenave janë shndërruar në shtëpi të improvizuara për qytetarët. Në foto gjithashtu duket një raket ruse e cila ndodhet para stacionit të metros.

Lufta në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 48-të. Sirenat për sulme ajrore kanë rënë në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë rajonet e Lviv, Kiev, Dnieper dhe Zaporozhye.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll