Bota

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës: 186 fëmijë janë vrarë gjatë pushtimit rus

12 Prill 2022, 11:16 Nga DOSJA
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës: 186 fëmijë

UKRAINË- Shifrat e publikuara nga zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas tregojnë se 186 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë që kur forcat ruse pushtuan vendin më 24 shkurt.

Sipas Sky News, zyrtarët ukrainas kanë thënë se 344 fëmijë të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë luftës.

Russian invasion of #Ukraine killed 186 children, injured 344 – Prosecutor General’s Office#RussianWarCrimes #StopRussia pic.twitter.com/gl9cFGdNAy

— Stratcom Centre UA (@StratcomCentre) April 12, 2022

Muajin e kaluar, Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 10 milionë njerëz në Ukrainë mendohej se ishin larguar nga shtëpitë e tyre pas pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.

Shifra përfshinte rreth 3.5 milionë refugjatë që ishin larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta për t’u arratisur, si dhe civilë të zhvendosur brenda Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll