Bota

Ukraina vazhdon t’i bëjë thirrje vendeve perëndimore që ta furnizojnë me armë

12 Prill 2022, 11:59 Nga DOSJA
Ukraina vazhdon t’i bëjë thirrje vendeve perëndimore

UKRAINË- Ukraina vazhdon t’u bëjë thirrje fuqive perëndimore për më shumë armatim. Sipas BBC, guvernatori i rajonit të Donetskut tha se kërkesa për armë nga vendet e tjera ishte shumë e rëndësishme për ushtrinë ukrainse.
Ndërsa forcat ukrainase në lindje të vendit përgatiten për një sulm të rinovuar rus, ja disa nga vendet të cilat I kanë dërguar arme Ukrainës.

• Republika Çeke javën e kaluar thuhet se u bë vendi i parë që furnizoi Ukrainën me tanke të projektuar nga sovjetikët

• Të premten u pa rasti i parë i njohur i një vendi që i dërgoi Ukrainës një sistem të madh të mbrojtjes ajrore, falë një donacioni nga Sllovakia fqinje

• Javën e kaluar, NATO iu përgjigj thirrjes nga ministri i jashtëm ukrainas për “armë, armë, armë” duke premtuar se do të dërgonte armë të tjera por trupat e NATO-s nuk do të urdhërohen të luftojnë në konflik

• Pas udhëtimit të tij në Kiev të shtunën, kryeministri britanik Boris Johnson u zotua të dërgojë armë të tjera me vlerë 100 milion £ (130 milion dollarë), duke përfshirë raketa anti-ajrore dhe antitank.

• Shtetet e Bashkuara thanë së fundmi se kishin dërguar 1.7 miliardë dollarë ndihmë sigurie në Ukrainë që nga pushtimi, duke përfshirë mijëra raketa, 50 milionë fishekë dhe 45,000 grupe të blinduar dhe helmeta.

Rusia ka paralajmëruar vendet e tjera se përpjekjet e tyre për të armatosur Ukrainën po dëmtojnë shanset për t’i dhënë fund luftës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll