Bota

Vdekja e aktivistit të VV-së,raporti mjekësor:Në qelinë e Deharit u gjet vetëm ADN-ja e tij

12 Prill 2022, 11:47 Nga DOSJA
Vdekja e aktivistit të VV-së,raporti mjekësor:Në qelinë

KOSOVË– Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se më 1 prill ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës ka konstatuar se objektet që u gjetën afër Astrit Deharit në momentin e vdekjes përmbajnë vetëm profil të ADN-së së tij. Bëhet fjalë për një brisk rroje, një stilolaps të lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali.

Sipas njoftimit të prokurorisë, instituti nuk ka rekomanduar zhvarrosjen e trupit të Deharit për ri-ekzaminim, pasi sipas tyre ka kaluar shumë kohë nga ngjarja. Gjithashtu në raportin e Institutit zviceran bëhet e ditur se nga analizat toksikologjike plotësuese të gjakut të Deharit është treguar prani e kafeinës dhe nuk ka patur prani të etanolit.

Raporti i publikuar sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës ku kanë njoftuar se ky raport do t’i dërgohet avokatit dhe familjes së Astrit Deharit.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 12 prill 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, njofton opinionin publik se më datë 01.04.2022, ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Prokuroria Speciale njofton se raporti i ekspertizës është pranuar në gjuhë frënge dhe më pas është dërguar për përkthim në gjuhë shqipe. Ndërkaq, më datë 08.04.2022, rreth orës 15:30, kemi pranuar raportin e përkthyer në gjuhë shqipe.

Po ashtu, ju bëjmë me dije se gjatë ditës raporti i ekspertizës në gjuhë frënge dhe gjuhë shqipe do t’iu dorëzohet familjes Dehari dhe përfaqësuesit ligjor të familjes.

Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton:

– Analizat e AND-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, Astrit Dehari, në momente të afërta me vdekjen, (brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali, nuk kanë treguar profil të AND-së për veç të atij, Astrit Dehari.

– Analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Astrit Deharit, kanë treguar praninë kafeines dhe mos prani të etanolit.

Sa i përket ekshumimit të trupit të të ndjerit nuk ka rekomandim në ekspertizë dhe e njëjta nuk është rekomanduar që të ri ekzaminohet trupi duke pasur parasysh se sa kohë ka kaluar.

Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria Speciale do të vazhdojë me hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Gjithashtu, Prokuroria Speciale siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore do të zhvillojë hetime profesionale deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje u gjet 5 vite më parë i pajetë në qelinë e paraburgimit në Prizren. Nga autopsia vendase rezultoi se Dehari u vetëvra, por për shkak të dyshimeve, familja dhe VV kërkoi një ekspertizë nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës. Nga hetimet e kryera nga instituti i huaj, rezulton se aktivisti është vrarë teksa ndodhej në qendrën e paraburgimit në Prizren.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni vdekja e astrit deharit vdekja e astrit deharit

Sondazh

Poll