Bota

Doli kundër sanksioneve për energjinë: Le Pen: Nuk jam “Kali i Trojës” së Putinit

12 Prill 2022, 12:16 Nga DOSJA
Doli kundër sanksioneve për energjinë: Le Pen: Nuk jam

FRANCË– Kandidatja për presidente në Francë Marine Le Pen ka deklaruar se ajo nuk është ‘Kali i Trojës’ për askënd aq më tepër e presidentit rus Putin.

Sipas La Republica, e pyetur në një intervistë nëse ajo mund të përkufizohet si ‘Kali i Trojës’ i Putinit, ajo mohoi kategorikisht në fakt të tillë dhe deklaroi se nuk është pro heqjes së sanksioneve.

Unë nuk jam ‘Kali i Trojës’ së askujt. Unë nuk jam për heqjen e sanksioneve. Unë i kundërshtoj ato sanksione që prekin sektorin e energjisë, sepse nuk dua që francezët të vuajnë pasoja negative“.-tha Le Pen.

Le Pen është kandidatja e ekstremit të djathtë për presidencën franceze, e cila ka ngushtuar diferencën me presidentin aktual Emanuel Macron në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, Sondazhi i OpinionWay-Kea Partners i kryer nga Les Echos dhe Radio Classique tregon se Le Pen ngushton me një pikë përqindje hendekun midis dy kandidatëve, megjithëse Macron mbetet fituesi i raundit të dytë me 54% të votave.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi marine le pen lufta ukraine-rusi marine le pen

Sondazh

Poll