Bota

Nërhyri në kompetencat e komunës, ish-kryetari i Kamenicës i bën gati dorëheqjen Nagavcit

12 Prill 2022, 10:57 Nga DOSJA
Nërhyri në kompetencat e komunës, ish-kryetari i Kamenicës i

KOSOVË– Ish-kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka dorëzuar dorëheqjen e ministres së arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se Nagavci ka shkeluar kushtetutën pasi ka ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës për reformat në arsim.

Në një status në Facebook, Kastrati u shpreh se Nagavci duhet që të japë menjëherë dorëheqjen pasi sipas tij, me ndërhyrjen e saj ka dëmtuar reformën në arsim dhe ka dëmtuar Kushtetuën.

“Sot, ministres Nagavci ia dorëzuam letrën e dorëheqjes së cilës i mungon veç nënshkrimi i saj. Në përvjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që ka shkelur 3 prej dokumenteve kyçe që ruajnë demokracinë në Kosovë; Kushtetutën, Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Veprimi i saj ndërhyrës ka shtrembëruar vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe ka dëmtuar potencialin jashtëzakonisht të dobishëm të reformës në arsim. Për veprimet e saja, Ministrja Nagavci duhet të jep dorëheqje të menjëhershme”, thuhet në njoftim.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni arbërie nagavçi qëndron kastrati arbërie nagavçi qëndron kastrati

Sondazh

Poll