Bota

Kancelari i Austrisë pas takimit me Putin, shprehet se nuk i la përshtypje pozitive

12 Prill 2022, 06:48 Nga DOSJA
Kancelari i Austrisë pas takimit me Putin, shprehet se nuk i la

RUSI-Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, në një deklaratë ai u shpreh se takimi që zhvilloi me presidentin rus Vlafimir Putin, nuk i la asnjë përshtypje pozitive. Sipas The Guardian takimi i dy lidërve zgjati 75 minuta, u zhvillua në në rezidencën zyrtare të Putinit në Novo-Ogaryovo pak jashtë Moskës, ishte me dyer të mbyllura me kërkesë të Austrisë. Nehammer, tregoi se i tha Vladimir Putinit se “të gjithë ata që janë përgjegjës” për krimet e luftës duhet të sillen para drejtësisë . Ai tha gjithashtu se kishte shkuar në Ukrainë dhe e kishte parë ng afër situatën.

“Kjo nuk është një vizitë miqësore. Unë sapo kam ardhur nga Ukraina dhe kam parë me sytë e mi vuajtjet e pamatshme të shkaktuara nga lufta e agresionit rus. Unë përmenda krimet e rënda të luftës në Bucha dhe vende të tjera dhe theksova se të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë,” tha Nehammer.

Në takim, Nehammer ngriti gatishmërinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për bisedime personalisht me presidentin rus, por Putin nuk dha “asnjë përgjigje”, duke injoruar ofertën.

Karl Nehammer bëhet lideri i parë perëndimor që zhvillon bisedime ballë për ballë me presidentin rus që nga pushtimi i Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota karl nehammer lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelenskyy karl nehammer lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2022, 13:37

Kroacia shkarkon 24 punonjës në ambasadën ruse

KROACI– Qeveria kroate u kërkoi sot 24 punonjësve të ambasadës ruse të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe “sulmit barbar”, njof...